Alarm i rrejshëm në Harvard

Ndërtesat brenda kampusit në Universitetin e Harvardit janë evakuar, si pasojë e disa raportimeve se brenda kampusit ka mjete shpërthyese.

Bota

16/12/2013 16:13

Universiteti i Harvard’it ka njoftuar se në katër ndërtesa brenda kampusit të saj në Boston, janë detyruar që të evakuojnë personat që ishin brenda, si pasojë e një raportimi për eksploziv.

Mo vënë, përmes një postin në twitter, ky institucion ka njoftuar se nuk kanë gjetur ndonjë mjet shpërthyes.

Tri ndërtesa gjithashtu janë evakuar në Cambridge, që është shumë afër Harvardit.

Kjo shkollë, pati bërë thirrje për një rast emergjent në faqen e saj zyrtare dhe po ashtu në llogarinë e saj në twitter. Ata thonë se në të dy shkollat por dhe në qytet, policët janë duke hetuar rastin dhe se po ashtu universiteti do të mundohet që së shpejti të sigurojë informacione të tjera.