Alan Duncan: Kujdes me kufijtë, do të krijoni probleme të reja

Marrëdhëniet e Serbisë e Kosovës janë kyçe për regjion, ka thënë ministri për Evropë e Amerikë i Britanisë së Madhe

Lajme

20/09/2018 17:57

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë. Diskutimet mendoj se çojnë në një proces shumë më të gjerë të normalizimit, i cili duhet të përfshijë një varg të tërë praktike dhe të rezultojë me një “paketë” të tërësishme, ka thënë Alan Duncan, ministër për Evropë e Amerikë i Britanisë së Madhe në një bisedë për mediet beogradase.

“Ai dialog po zgjat tash e bukur një kohë, ndërsa ne themi: jini të kujdesshëm me kufijt, sepse duhet të kujdeseni që marrëveshja të jetë e tillë që të zgjithë më shumë probleme se sa të krijojë, dhe të mos shkaktoni tronditje e kriza për njerëz të cilët jetojnë në rrethinë. Pra, nëse Serbia e Kosova do të mund t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe t’i tejkalojnë dallimet të cilat janë për kohë të gjatë të pranishme, sidomos ato të cilat janë krijuar deceniet e kaluara, do të jetë mirë, por duhet përfshirë edhe elementet e botës tjetër, BE-në, ShBA-në e partnerët tjerë ndërkombëtarë, mund të njihen si pozitive. Kjo është me rëndësi, sepse marrëdhëniet e Serbisë e Kosovës janë kyçe për regjion”, ka thënë Duncan.

Ambasadori ka thënë se fazën e ardhshme të dialogut të Kosovës e Serbisë nevojitet një agjendë e gjerë për ta përshkruar si të tërësishme e përfundimtare.

“Mendoj se duhet një agjendë e gjerë për ta përshkruar si të tërësishme e përfundimtare. Duhet pasur kujdes që të gjithë aktorët të jenë të kënaqur me atë që ofrohet. Kjo zgjidhje e përgjithshme përfundimtare do të vinte pikë në çdo trashëgimi nga e kaluara, e cila kobshëm kërcënon e të cilën duhet tejkaluar. Mendoj se në qoftë se do të gjendet zgjidhja gjithëpërfshirëse për çëshjtet “më të mëdha” të hapura, i tërë regjioni do ta jetë vend më i mirë, më stabil e më i lumtur për jetë, transmeton gazetametro.

Ai ka thënë se për të arritur marrëveshje nuk ka ndonjë orar preciz.

“Nuk më përket mua të flas për afatet, por gjithmonë është më mirë kur diçka ndodh më parë se më vonë. Nuk ka ndonjë orar preczi. Ne britanikët negociimin e quajmë “art i të mundshmes”. Pra, nëse mund të arrini diçka, bëjeni, në qoftë se nuk mundeni, atëherë bisedimet do të zgjasin.