Alaba mëson nga Ronaldo

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba ka pranuar se “mahnitet” nga aftësia e ekzekutimit të goditjeve të lira nga Cristiano Ronaldo dhe David Beckham, dhe pranoi se shikoi me orë të tëra xhirimet e tyre në Youtube. 21-vjeçari ka shënuar dy herë gkatë këtij sezoni nga ndërprerjet – kundër CSKA Moskës dhe Schalkes – derisa…

Sport

14/03/2014 17:30

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba ka pranuar se “mahnitet” nga aftësia e ekzekutimit të goditjeve të lira nga Cristiano Ronaldo dhe David Beckham, dhe pranoi se shikoi me orë të tëra xhirimet e tyre në Youtube.

21-vjeçari ka shënuar dy herë gkatë këtij sezoni nga ndërprerjet – kundër CSKA Moskës dhe Schalkes – derisa ushtron rreth teknikës së goditjeve pas përfundimit të seancave stërvitore.

Dhe, mbrojtësi i majtë ka bërë të ditur për uebfaqen e Bayernit se është gjithnjë e më tepër i përqendruar të bëhet specialist në ekzekutimin e goditjeve të lira.

“Ka shumë specialistë të goditjeve të lira në botë. Por, teknika e Cristiano Ronaldo dhe David Beckham në mahnitin më së shumti”, deklaroi Alaba.

“Nuk ka kaluar kohë e gjatë prej kur kam luajtur për akademinë. Kaloja orë të tëra në laptop duke shikuar xhirimet e goditjeve të lira të tyre në Youtube, duke i përsëritur. Ju sigurisht se mund të mësoni prej tyre”.