Alaba lavdëron Shqipërinë

Ylli i Austrisë, David Alaba, e ka vlerësuar në maksimum paraqitjen e Shqipërisë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke e konsideruar lojën me presing të shqiponjave si shumë pozitive.

Sport

26/03/2016 20:03

David Alaba është shprehur i lumtur me fitoren e Austrisë ndaj Shqipërisë, ndërsa e ka vlerësuar paraqitjen e kuqezinjve në pjesën e dytë.

“Mund të jemi shumë të kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Shqipëria na befasoi me presionin. Ata bënë një paraqitje shumë të mirë, por jemi të kënaqur që fituam”, deklaroi Alaba, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Tani duhet të koncentrohemi në takimin e radhës që e luajmë kundër Turqisë”, shtoi Alaba.

Mbrojtësi i Bayernit ishte ndër më të mirët, në fitoren e Austrisë 2:1 ndaj Shqipërisë.