Alaba iu përgjigjet spekulimeve për transferimin te Real Madrid

David Alaba ka thënë se nuk ka asgjë konkrete rreth interesimit të Real Madrid për shërbimet e tij.

Sport

28/05/2018 19:33

Mbrojtësi austriak jo pak herë është përfshi në spekulime për një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

“Unë e di se në futboll gjërat lëvizin shpejtë dhe mund të ndodhë çdo gjë”, ka deklaruar Alaba.

“Por, për momentin jam i përqendruar në ekipin kombëtar. Unë ndihem mirë në Munih, dhe kam shumë gjëra për të bërë atje”./Lajmi.net/