Al Pacino pjesë e një seriali për herë të dytë në karrierë

Kjo është hera e dytë gjatë gjithë karrierës së tij që Al Pacino po merr pjesë në një serial.

ShowBiz

18/02/2019 17:34

Video platforma “Amazon Prime”, ka bërë të ditur se aktori Al Pacino do të luajë në serinë e re “The Hunt”, në të cilin bëhet fjalë për një grup të gjuetarëve nazist në New York në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ai do ta luajë rolin e Meyer Oferman, një njeri misterioz dhe të fuqishëm që udhëheq grupin famëkeq (The Hunters).

Hera e parë kur ai mori pjesë në një serial ishte në vitin 2003./Lajmi.net/