Al-Nusra kërkon të “mos” sulmohet Perëndimi

Dega e Al Qaedas në Siri, e quajtur Al-Nusra, ka amrrë urdhra që rrjeti xhiahdist të mos e përdor Sirinë për nisjen e sulmeve ndaj Perëndimit.

Bota

28/05/2015 14:47

Në një intervistë për “Al Jazeera”, Ebu Muhamed el-Julani, i cili nuk pranoi t’i zbulohej fytyra, tha se Fronti al-Nusra është fokusuar në pushtimin e Damaskut dhe rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad.

Një aleancë midis rebelëve, përfshirë edhe ata të al-Nusras, ka bërë që të shënohen përparime në Sirinë veri-perëndimore, duke pushtuar qytetin Idlib.

Luftëtarët rebele tani po përparojnë drejt krahinës Latakia dhe Mesdheut, një bastion i presidentit Assad dhe sektit të tij shiitë (muslimanë Alevitë).

El-Julani tha Fronti al-Nusra ishte udhëzuar nga udhëheqësi i përgjithshëm i Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, për të shmangur sulmet jashtë vendit, të cilat mund të rrezikojnë operacionet e saj në Siri.

“Ne jemi këtu vetëm për të kryer një mision, për të luftuar regjimin e Asadit dhe agjentët e saj në terren, duke përfshirë edhe Hezbollahun dhe të tjerët”, tha el-Julani, duke iu referuar lëvizjes libaneze Shia (Hezbullahut), që sipas tij, është duke luftuar përkrah forcave qeveritare.

“Fronti al-Nusra nuk ka ndonjë plan apo direktivë për të sulmuar  Perëndimin. Ne kemi marrë urdhra të qarta që të mos përdorin Sirinë si një bllok nisjeje për të sulmuar SHBA-të apo Evropën, në mënyrë që të mos sabotohet misioni i vërtetë kundër regjimit. Ndoshta al -Qaeda e bën këtë, por jo këtu në Siri”.

Lideri i Frontit al-Nusra, el-Julani, gjithashtu mohoi pretendimet e SHBA-ve se ky front ka një qelizë tjetër të fshehtë të quajtur “Grupi i Khorasan”, që ishte ngarkuar për kryerjen e sulmeve jashtë Sirisë.

“Nuk ka asgjë që quhet grup Khorasan. Amerikanët e nxorën atë për të mashtruar publikun. Ata pohojnë se ky grup sekret u ngrit për të sulmuar amerikanët, por kjo nuk është e vërtetë”.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër “Shtetit Islamik”, të cilën al-Nusra e kundërshtuar me dhunë, ka bombarduar disa baza që zyrtarët amerikanë thonë se janë përdorur nga grupi Khorasan.

Një zyrtar i zbulimit amerikan i tha “New York Times” se pretendimet e el-Julanit ishin “propagandë për kënaqësinë e vetvetes”.

El-Julani u zotua gjithashtu se al-Nusra nuk do të dëmtojë komunitetet jo-musnlinae në Siri, të krishterët dhe drurët, të cilët nuk luftojnë kundër saj.

Ai tha se edhe muslimanët alavites do të jenë të sigurt nëse ata “ulin armët, mohojnë Assadin, nuk i dërgojnë njerëzit e tyre për të luftuar për regjimin dhe kthehen në Islam”.

“Beteja nuk përfundon në Qardaha, fshati Alevit dhe vendlindja e klanit Assad. Lufta jonë nuk është një çështje e hakmarrjes kundër Alavitëve, pavarësisht nga fakti se në Islam, ata konsiderohen të jenë heretikë”, tha el-Julani, transmeton lajmi.net.

Sulmi ajror amerikan ndaj objektit të Grupit Khorasan në veri të Sirisë