Al-Khelaifi: Ky do të jetë trajneri i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Laurent Blanc do të jetë trajner i Paris Saint-Germain edhe për edicionin e radhës.

Sport

24/04/2016 12:01

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka njoftuar se Laurent Blanc do të mbetet trajner i kampionit të Francës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Kontrata ishte vazhduar edhe për dy vite, ai do të qëndrojë me ne edhe për vitin tjetër”, tha Khelaifi pas fitores së Kupës së Ligës nga PSG.

“Kur humbim, është përgjegjësi kolektive”, shtoi ndër të tjera i pari i klubit francez.