Al-Khealifi: Nëse ndodh kjo në Ligën e Kampionëve, atëherë e shes Neymarin te Reali

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khealifi, ka premtuar Neymarin që do të mundësojë kalimin e tij te Reali, nëse ekipi francez fiton Ligën e Kampionëve.

Sport

25/01/2018 14:45

Neymar po e konsideron edhe seriozisht kalimin te Real Madridi.

Sipas “Goal”, PSG e ka një kusht për transferimin e brazilianit në “Bernabeu”, përcjellë “Lajmi.net”.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khealifi, ka premtuar Neymarin që do të mundësojë kalimin e tij te Reali, nëse ekipi francez fiton Ligën e Kampionëve.

Ai dëshiron me çdo kusht trofeun prestigjioz evropian dhe për të është gati edhe të sakrifikojë një lojtar si Neymar. /Lajmi.net/