Al Jazeera: Vrasja misterioze e Oliver Ivanoviqit – Lajmi.net
Al Jazeera: Vrasja misterioze e Oliver Ivanoviqit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleRajoni 23:50, 1 June 2018
Kanë kaluar katër muaj nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Për këtë vrasje ka pasur raportime nga media të ndryshme ndërkombëtare, ku rëndësi i kanë dhënë mos zbardhjes së vrasjes dhe mosgjetjes së dorasit.

Së fundmi është media ndërkombëtare Al Jazeera, e cila i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje të titulluar “Kosovë: Vrasja misterioze e Oliver Ivanoviqit”.

Në këtë artikull thuhet se kur shteti i vogël ballkanik po bëhej gati ta festonte dekadën e parë të pavarësisë së shtetësisë, pas një lufte të gjatë e të përgjakshme për vetëvendosjes, ndodh një vrasje në veri të vendit, transmeton lajmi.net.

Tutje, artikulli flet për ngritjen politike të Ivanoviqit, dhe thotë se ai ishte shpresë për shumë serbë që jetojnë në veri të Kosovës.

Artikulli thotë poashtu se Ivanoviq në vitin 2014, ka qenë i dënuar më nëntë vjet burg, pasi kishte luajtur roli të rëndësishëm në policinë serbe dhe ishte përgjegjës në vdekjen e disa shqiptarëve. Mirëpo, pas 18 muaj paraburgim, dënimi i Ivanoviq ishte anuluar, dhe ishte urdhëruar të dërgohej në rigjykim. Ivanoviq  u vra në kohën kur po pritej që të lirohej nga paraburgimi.

Sipas bashkëshortes së Ivanoviq, vrasja e tij ishte e shënjëstruar kohë më parë. Ajo gjithashtu ka thënë se është e  shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë, ku në qytetin ku jeton, kriminaliteti ka dalë jashtë kontrollit.

Politikanët serb ishin të shpejt duke drejtuar gishtin nga shqiptarët, kjo ka ndodhur edhe për shkak të kaluarës së trazuar mes vendeve, thuhet aty. Më pas përmenden edhe reagimet e politikanëve serbë edhe shqiptarë. “Politikanët serbë gjithmonë hedhin fajin tek shqiptarët, e këta të fundit janë të zotuar në zbardhjen e rastit.”

“Pak njerëz në Mitrovicë besojnë se Ivanoviqi ishte vrarë nga duart e shqiptarëve”, thuhet aty.

“Në mesin e spekulimeve intensive të shtypit dhe thashethemeve të zhurmshme dhe pretendimeve të egra rreth asaj se kush mund të jetë përgjegjës, kishte filluar menjëherë një hetim policor pas vrasjes së Ivanoviqit, por nuk dukej se po bënte shumë përparime”, thuhet në artikull ku vazhdon e theksohet se shumë njerëz ishin të interesuar për heshtje rreth kësaj vrasje, prandaj edhe faji ishte vënë në shumë dyer.

“Ivanoviqi ishte një pragmatist i mirënjohur. Megjithëse ishte gjithmonë një kampion i paarsyeshëm i komunitetit të tij serb, ai fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte bërë një zë gjithnjë e më rezonant i moderimit. Ai besonte se zgjidhja më e mirë për dy grupet etnike ishte pajtimi brenda një Kosove të pavarur. Por ky qëndrim ishte gjithnjë i diskutueshëm dhe e kundërshtoi atë me presidentin e tanishëm serb Aleksandar Vuçiq”, vazhdon artikulli duhet thënë se partisë së Vuçiqit nuk i konvenonte një politikan i tillë serb në Kosovë.

Tutje thuhej se, Ivanoviq ishte kritikuar ashpër nga SPP (partisë së Vuçiqit) gjatë zgjedhjeve rajonale të Kosovës në tetor 2017, kur Ivanoviq kandidoi për kryetar bashkie. Ai ishte kundër një kandidati të mbështetur nga SPP nga një parti aleate e njohur si Lista Serbe, e cila drejtohet nga Beogradi.

Më pas përmendet edhe elementet kriminale që serbët bëjnë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe mos dhënia përgjegjësi para askujt.

Artikulli përfundon duke përshkruar vrasjen e Ivanoviqit si të pashpjegueshme “e një politikan i cili, pavarësisht nga gabimet e tij, duket se ka kërkuar  vërtet  afrimin midis dy palëve ndërluftuese.” /Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO