Akuzat për tradhti, Veseli: Opozita të kërkojë falje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga opozita që të kërkojë falje publikisht për deklaratat që ka bërë ditëve të fundit për tradhti nga udhëheqësit e vendit.

Lajme

05/09/2018 22:03

Veseli ka thënë se situatë e sotme  ka treguar se nuk është mirë të fliten fjalë të mëdha, e akuza të rënda dhe është më mirë të ulemi së bashku në mënyrë që të përballemi me Serbinë.

“Opozita duhet të kërkojë falje për akuzat e rënda për tradhti që ka bërë këto ditë”, është shprehur Veseli, duke shtuar gjuha e tyre është e papranueshme.

Ai ka kërkuar që të bashkohen të gjitha partitë në mënyrë që të përballen me Serbinë./Lajmi.net/