Akuzat ndaj kryeministrit për rastin “Monstra”, reagon Qeveria

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski ka thënë se Qeveria pret që procesi gjyqësor që po zhvillohet për rastin “Monstra” të pastroj gjitha dilemat dhe çështjet e hapura që janë në opinion.

Lajme

17/04/2018 14:52

Kjo përgjigje vjen pas akuzave që u bën në seancën për rastin “Monstra” se kryeministri i vendit Zoran Zaev po mbron funksionarët e BDI-së, të cilët dëgjohen në materialet e përgjuara.

Sipas prindërve të viktimave të njëjtat biseda, Zaev i ruan në selinë e LSDM-së.

“Qeveria e Maqedonisë thekson se kompetenca e plotë për rastin ‘Monstra’ është në duart e sistemit gjyqësor. Qeveria pret qëprocesi të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se rezultati final do t’i pastroj gjitha dilemat e hapura në opinion”, ka thënë për portalin SDK, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndryshe gjatë seancës së sotme Babai i Aleksandar Nakevskit, njërit prej djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës, akuzoi zyrtarë të BDI-së për lidhje me rastin “Monstra”. Goran Nakevski mori fjalë në gjykatë dhe tha se kryeministri Zoran Zaev u ka treguar transkripte nga biseda të përgjuara në të cilat bisedojnë gjashtë zyrtarë të BDI-së. Nakevski tregoi se Zaevi ua ka treguar vetëm bisedën mes Nevzat Bejtës dhe të akuzuarit Fejzi Aziri ndërsa identitetin e funksionarëve të tjerë nuk ua ka treguar.