Akuza kundër Sturridge, lojtari probleme me bastet

Ylli i Liverpool, Daniel Sturridge, është akuzuar për vënie bastesh para ndeshjeve.

Sport

12/11/2018 19:42

Kjo gjë bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga FA, sa i përket lojtarëve dhe basteve.

Trupi drejtues i futbollit anglez madje beson se lojtari ka dhënë edhe informacione para ndeshjeve.

Përgjigje këtyre akuzave u ka dhënë një zyrtar i Liverpool.

“Daniel ka dhënë të gjitha informatat rreth kësaj çështje dhe ka thënë se do të jetë tejet bashkëpunues me skuadrën” ka thënë zyrtari i Liverpool.

“Ai gjithashtu ka thënë se asnjëherë nuk ka vënë baste në futboll, Ne do të lejojmë që hetimet të vazhdojnë para se të lëshojmë ndonjë koment tjetër” ka përfunduar ai.

Më herët, Joey Barton ishte dënuar që kishte vënë 1260 baste brenda një periudhe 10 vjeçare. /Lajmi.net/