Akullore shtëpie (Receta)
Ngadalë po afrohet stina më e nxehtë e vitit dhe neve na pëlqen të freskohemi me akullore, andaj mësoni këtë recetë fantastike.
Lifestyle
Përbërësit:
500 ml qumësht
3 kokrra vezë
4 lugë supe sheqer
reçel
1 lugë supe niseshte
vanilje
arra ose bajame
Përgaditja:
1. Rrihen mirë të verdhat e vezëve me sheqerin.
2. Shtohet mbi to niseshteja.
3. Përzihen me qumështin e ngrohur në zjarr.
4. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet dhe i hidhen brenda reçeli, arrat ose bajamet.
5. Të bardhat e vezëve rrihen me dorë, përzihen me kremin dhe hidhen në formë.
6. Ftohen në frigorifer për rreth 3 orë(në ngrirje).