Akulli që nuk do shkrihet kurrë (Foto)

Një botë e fshehur gjigante e akullt është zbuluar në brendësi të malit Sentry, në Kanada. Dhe më e bukura është se akujt nuk do shkrihen asnjëherë. Sipërfaqet gjigante të akullit ndodhen 140 metra në thellësi të malit.

Fun

23/11/2015 23:37

Fotografi kanadez Paul Zizka, është ngjitur në zemrën e Booming Ice Chasm në sistemin e njohur të maleve “Canadian Rockies” kur ka zbuluar një botë krejtësisht të re.

Sipas medieve të huaja, për shkak të fortësisë së akullit ngjyrë blu disa eksplorues e kanë krahasuar ecjen mbi të me ndjesinë e fluturimit.

“Shinat” e akullta janë formuar si pasojë e shiut dhe borës që kanë rënë në brendësi të humnerës së malit. Vendi mahnitës është zbuluar në fillim të këtij viti nga fotografi Zizka së bashku me guidat e tij, Andreë Fairhurst dhe Jeff Smith.