Aktpadi ndaj dy serbëve për masakrën e Rrezallës

Familjari i një prej të vrarëve në masakrën e Rrezallës, Rrustem Rukolli ka ngritur padi në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Dejan Randeloviqit dhe Ljubisha Dikoviqit, duke i bërë përgjegjës për këtë masakër.

Lajme

25/05/2016 12:09

Aktpadia është ngritur përmes avokatit Arianit Koci.

Koci tha se padia është dorëzuar për hetimin e 41 personave të vrarë në masakrën e Rrezallës.

“Dorëzova kallëzimin penal ndaj Dejan Randeloviq dhe Lijubisha Dikoviq për masakrën ne Rrezallë ku dyshohet që janë vrarë 41 persona”, tha Koci.

Ndërsa, familjari Rrukolli tha se po kërkohet qe të zbardhet e vërteta.