Aktorja shqiptare tash e 6 vjet në lidhje dhe askush nuk e dinte!!

Aktorja Laura Nezha, së bashku me trupën e teatrit, ka nisur sezonin e ri me shfaqje të reja, por edhe me të tjera që rikthehen sërish në vëmendjen e publikut.

ShowBiz

12/10/2017 10:23

Sezon pas sezoni, Laura po e gjen veten edhe më shpesh në skenën e madhe që e sjell edhe më afër publikut.

Tashmë e tërhequr nga muzika të cilën vijon ta mbajë mënjanë si një prej pasioneve të saj më të hershme, Laura i është përkushtuar tërësisht aktrimit. Por sot, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan, përveç projekteve të reja, Laura zbuloi edhe disa detaje të jetës private, të cilat nuk i kishte thënë më parë në publik.

Ndonëse të gjithë e dinë tashmë që aktorja jeton një dashuri të konsoliduar e të lumtur, askush nuk e kishte parë çiftin bashkë në publik. Para pak muajsh, Laura dhe partneri i saj ishin bashkë në përurimin e restorantit të Renato Mekollit. Mes shumë të ftuarve VIP, Laura dhe i dashuri i saj nuk menduan se vëmendja do të fokusohej tek ata. Por e dinin dhe e prisnin atë që do të ndodhte pasi “u kapën mat” të dy bashkë.

Sot, çifti festojnë 6-vjetorin e dashurisë – një dashuri që i ka kaluar sfidat dhe vitet këtë e tregojnë mjaft mirë. Por Laura ka qenë gjithmonë e kujdesshme për jetën private. Asnjëherë ajo nuk ka preferuar të jetë në qendër të vëmendjes për këtë pjesë dhe as të bëhet pjesë e titujve rozë. Për më tepër, partneri i saj nuk i përket botës së artit, ndaj edhe dëshira e tij ka qenë përherë të jetë jashtë kësaj vëmendjeje: “Ai nuk është pjesë e artit, profili i tij është tjetër gjë, ndaj edhe unë nuk kam dashur ta bëj publike marrëdhënien.

Ai merret me biznes, nuk ka dëshirë të jetë personazh publik dhe unë e respektoj këtë gjë. Është dëshirë e të dyve, në fakt, nuk duam të jemi çift mediatik që përflitet. Ne kemi një lidhje shumë të qetë, sot bëjmë 6 vite” – tha Laura duke shtuar se ata nuk kanë arsye të fshihen, jetojnë marrëdhënien e tyre të qetë, por duan që ta ruajnë vetëm për vete. Aktualisht, çifti nuk jetojnë bashkë. Për momentin ata kanë marrë përsipër një biznes të ri, një studio mjekësore estetike që e menaxhojnë bashkë, por hapi i radhës nuk dihet cili do të jetë.

Ndoshta edhe bashkëjetesa, shton më tej Laura. Ndërsa për ceremonitë e martesës, ajo prej kohësh nuk ëhstë më fanse, nuk e ka ëndërruar asnjëherë fustanin e bardhë dhe as emocionohet nga dasmat.

Për vete, do të zgjidhte një gjë krejtësisht private, larg çdo vëmendjeje të mundshme dhe të ftuarëve me të cilët ndoshta nuk e lidh asgjë: “Unë nuk jam e variantit klasik, mbase kjo na ka bërë që të kuptohemi kaq mirë. Unë nuk e ëndërroj fustanin e bardhë, as dasmën. Ceremonitë nuk më emocionojnë më, më duket sikur është diçka që bëhet për shoë. Në këtë prizëm, e vlerësoj shumë më shumë privatësinë, sepse aty janë gjërat më të ngrohta.”/Revista Class/