Aktorja Gylseren: Ja çfarë fitova nga “Fatet e kryqëzuara” (Foto)

Protagoniste në shumë telenovela dhe seriale televizive, famën përtej vendit të origjinës aktorja Nurgul Yesilcay, ose Gylseren, e mori me “Fate të kryqëzuara”, një nga serialet më të dashura dhe të ndjekura edhe në Shqipëri, përmes ekranit të Tv Klan.

ShowBiz

21/02/2016 18:40

Edhe pse javën e fundit, ajo njoftoi publikun se ka hequr dorë nga seriali, në një intervistë të fundit të dhënë për mediat, publikuar nga “Panorama”, 40-vjeçarja tregon suksesin që po e shoqëron për momentin dhe për marrëdhënien me aktorin protagonist Erkan Petekkaya e me miqtë e tjerë që ka përfituar falë këtij seriali.

Shpeshherë në mediat turke është konsideruar si aktore e ashpër dhe me shumë temperament, shumë prej miqve të saj tregojnë se me të është e vështirë të punohet, megjithatë Gylseren është shumë e hareshme, trishtimi që i lexohet në rol nuk ka lidhje me jetën e saj, sepse ajo e jeton momentin pa ndier keqardhje, është një femër e re, por e çmendur, ndaj edhe shpesh, siç tregon vetë ajo, vendimet janë të tilla: “Jam e pabesueshme në vendimet e mia, më pëlqen puna shumë dhe mallëngjehem kur e shoh veten duke aktruar”, edhe pse pranon që “industria filmike, ndoshta nuk është ndonjëherë në rrugë të drejtë, pasi është e vështirë që në një projekt të gjesh njëkohësisht edhe veten, edhe partnerin dhe kurrë nuk do jetë siç dëshiron apo mendon, por për momentin unë jam në punën e duhur.”

Dhe gjithçka ia ka mundësuar këtë është edhe partneri i saj në film, Erkan Petekkaya, i cili po ashtu, është ndër aktorët më të mirë dhe më të kërkuar të serialeve turke: “E njoh që kur ka studiuar në Eskisehir në të njëjtën periudhë kur kam studiuar edhe unë, është njeri shumë i këndshëm dhe i ëmbël njëkohësisht. Ne kemi pasur në plan të xhirojmë një film bashkë e jo serial, por është shumë e vështirë, për shkak se të dy kemi oferta, madje unë kam kontrata të nënshkruara që presin e akoma s’i kam mbaruar, besoj që njësoj edhe ai.”

Përveç Xhihanit, një mikeshë tjetër që Gylseren ka fituar në këtë serial, të cilën do të donte ta kishte vajzë të vërtetë, është edhe Xhansu: “Xhansu është bërë super e famshme për shkak të karakterit të saj në këtë serial, ajo po thyen rekorde tashmë me oferta. Më pëlqen shumë, do doja ta kem vajzë të vërtetë, vjen nga një brez shumë i talentuar” – tregon ajo duke shtuar se, edhe pse është larguar nga seriali, vazhdon të mbajë kontakte me të dhe me familjen e saj – tashmë ato janë bërë mikesha.