Aktorja e njohur turke realizon ‘workshop’ në teatrin e regjisorit shqiptar, vlerësohet nga mediet turke (Video/Foto)

Aktorja e njohur turke, Bennu Yildirimlar ka realizuar një ‘workshop’ në teatrin ‘Tiyatro Teras’ në Stamboll i cili drejtohet nga aktori dhe regjisori shqiptar Shyqyri Caushaj.

ShowBiz

20/09/2017 18:26

E ky ‘workshop’, është komentuar dhe vlerësuar edhe nga mediet turke, përmes raportimeve që kanë bërë, shkruan lajmi.net

Në ligjëratën e saj, Bennu ka folur mbi temën e famës në konflikt me artin e aktorit, duke shfaqur njohuritë e saj para studentëve të teatrit.

Po ashtu, për mediet ka folur edhe themeluesi Shyqyri Caushaj i cili ka thënë se çelësi i suksesit është puna e palodhur drejt synimit dhe bashkëpunimi me më të mirët në treg.

Kujtojmë që teatri ‘Tiyatro Teras’ ka realizuar klipin për shfaqjen e saj më të re ‘Esnaflar’ me regji të Shyqyri Caushaj.

Kështu, po dëshmohet se studentet e këtij teatri dhe aktorët në studio po japin premisa të një gjenerate të re të artit të teatrit bashkëkohor. /Lajmi.net/

21868401_10154658612092331_58538568_o 21848945_10154658612017331_722341539_n 21848931_10154658612072331_238442844_n21894937_10154658612022331_353055831_o21886509_10154658612102331_1369521404_o 21868227_10154658612097331_1964098022_o21903489_10154658613842331_1741177473_n 21875623_10154658613852331_1884358033_o 21875811_10154658613937331_318855735_o 21868370_10154658613897331_1849086435_o