Aktorja e njohur latine Castillo, e dërrmuar nga humbja e familjarëve në tërmetin e Meksikës (Foto)

Tërmeti i madh që ndodhi në Meksikë shkaktoi shumë viktima.

ShowBiz

21/09/2017 08:17

Aktorja e njohur latine Fernanda Castillo ka marrë lajmin e hidhur se në mesin e këtyre viktimave ishin edhe dy nga familjarët e saj.

Fillimisht, Castillo kërkoi ndihmë për gjetjen e kushërirës dhe bashkëshortit të saj, të cilët raportoheshin si të humbur.

Por, më pas autoritetet meksikane komunikuan lajmin se personat në fjalë janë gjetur të vdekur.

Aktorja Fernanda Castillo njihet për rolin e saj protagonist në serialin kushtuar bosit të drogës që po kor sukses në mbarë Amerikën Latine ‘El senor de los sielos’ (Zoti i qiellit)

Por, vite më parë ajo ka luajtur edhe rolin e ‘Lusisës’, një vajzë e ndjeshme, në serialin e njohur meksikan “Teresa”./Telegrafi.com/