Aktorja e njohur e ‘Diamante dhe dashuri’, viktimë e mashtrimit (Foto)

Aktorja Tuvana Turkay, e njohur për rolin e Baharit në serialin turk “Diamante dhe dashuri”, ka rënë pre e mashtrimit ndërsa është nisur për të parë një ndeshje futbolli në Argjentinë.

ShowBiz

21/04/2017 19:07

Si? mësohet nga mediat turke, Turkay, gjatë udhëtimit të ditëve të fundit në Amerikën e Jugut, ka pasur dëshirë të ndjekë edhe një ndeshje në stadium, meqenëse është tifoze e zjarrtë e futbollit. Por jo gjith?ka ka shkuar si? ka dashur, sepse bileta që kishte blerë Tuvana rezultoi të ishte false, shkruan Revista Class.

Si? shkruan ‘cnnturk.com’, Tuvana deklaroi se kishte pasur shumë dëshirë të ndiqte një ndeshje derbi, por në Argjentinë ra viktimë e mashtrimit: “Kisha shumë dëshirë të ndiqja një ndeshje derbi, por në Argjentinë më mashtruan, sepse më dhanë biletë false…” – ka deklaruar aktorja pa dhënë më shumë detaje për incidentin e pakëndshëm.

Në Amerikën e Jugut, Tuvana kaloi disa ditë pushime, ku vizitoi shumë vende e mori pjesë edhe në aktivitete të tjera kulturore.