Aktorja e “Game of Thrones” do rolin e James Bond (FOTO)

Daenerys Targaryen si James Bond!

ShowBiz

31/05/2016 18:11

Emilia Clarke, e njohur për rolin e ‘Daenerys Targaryen’ në hit-serialin ‘Game of Thrones’ ka shprehur dëshirën të luajë rolin e agjentit sekret (në këtë rast agjentes), James Bond 007.

Pasi Daniel Craig ka hequr dorë nga ky rol, spekulime dhe mendime të shumta po fliten nëpër media, për atë se kush do ta marrë këtë rol, dhe së fundmi po flitet se më në fund në krye mund të vijë një femër, shkruan lajmi.net.

Emilia Clarke ka thënë se kjo është një nga ëndrrat e parealizuara të saj, ndërsa si mashkullin pranë saj ajo definitivisht, pas asnjë dyshim, do të zgjidhte aktorin Leonardo DiCaprio.

Me të vërtetë një dyshe e flaktë!/lajmi.net