Aktorja e “Game of Thrones” habit me tatuazhin

Emilia Clarke do të jetë 'Nëna e dragonjve" përjetësisht, me tatuazhin që ka bërë.

ShowBiz

22/09/2018 17:02

“Game of Thrones” nmund të përfundojë vitin e ardhshëm, por falë një arti në trup, Emilia Clarke do të jetë “Nëna e Dragonjve” për jetë, shkruan Allure, transmeton lajmi.net.

Aktorja e zbuloi tatuazhin e ri përmes një fotografie në Instagram, ku shihen tre dragonj të zi duke fluturuar në dorë të saj.

Në fotografi, Emilia shfaqet e buzëqeshur, ku duke e lumtur për tatuazhin e saj të ri, që lidhet me rolin e saj tek “Game of Thrones”.

“Ju siguroj, kjo nënë KURRË nuk do t’i harrojë fëmijët e saj…. ?”, ka shkurar ajo mbi foto.  /Lajmi.net/