Aktorja e filmave pornografik i padit prindërit pasi që nuk e lënë të hyjë në shtëpi për shkak të profesionit (Foto)

Vladislava Zatyagalova, 20 vjeçare, thotë që prindërit e saj kanë vendosur që të mos e lënë atë të hyjë në shtëpi.

Fun

29/10/2015 14:44

E njohur si Sophie Goldfinger në industrinë e të rriturve, ajo thotë se kjo është grindja e tyre më e fundit me prindërit e saj, të cilët e kanë sulmuar edhe në të kaluarën.

Ajo thotë se ata nuk kanë të drejtë ta ndalojnë atë të jetojë në shtëpinë e saj në qytetin rus të Chelyabinskut, transmeton lajmi.net.

Zatyagalova ju ka thënë prindërve të saj se ajo është duke udhëtuar për të punuar si koreografe, për të cilët prindërit e saj kishin qenë shumë krenar.

The actress claims her parents do not have the right to banish her

Por ajo në fakt kishte luajtur në disa filma pornografik, duke u bërë një ndër vajzat më të famshme në industrinë e filmave pornografik – si në Shtete të Bashkuara të Amerikës, njashtu edhe në Evropë.

Kur ata e kishin kuptuar se ajo në të vërtetë punonte si aktore e filmave pornografik, ata kishin refuzuar të flisnin me të dhe i kishin ndërruar bravat e derës në shtëpi.

Kur vajza e re ishte kthyer ajo nuk ishte lejuar të hynte brenda dhe ti mblidhte rrobat e saja, prandaj ajo i kishte thirrur policinë.

Menjëherë pasi që ajo i kishte mbledhur gjërat e saja, ajo ishte shkuar në polici për ta mbushur një fletë ankese rreth dhunës në të kaluarën.

Vladislava has appeared in dozens of high-end porn movies

Ajo thotë se ajo është rrahur por edhe ka përjetuar lëndime të brendshme në një incident kur nëna e saj e cila peshon shumë ishte ulur në të.

Ajo thotë: “Ata më kanë shkaktuar shumë dëme fizike dhe psikike”.

Ajo gjithashtu ka shtuar se babai i saj e kishte goditur përderisa nëna e kishte mbajtur.

Pos kësaj, ajo edhe i kishte quajtur prindërit e saj si njerëz mendje ngushtë rreth karrierës së saj në industrinë e filmave pornografik dhe kishte thënë se ata janë të brengosur vetëm për imazhin e familjes së tyre, pavarësisht se ata ishin sjellë të dhunshëm.

Prindërit e saj tanimë flasin me të vetëm përmes avokatit të tyre, Andrey Temnikov, dhe e kanë kërcënuar se do ta padisin atë për shpikjet e saja. /Lajmi.net