Aktori var veten aksidentalisht gjatë shfaqjes

Aktori italian është shpallur i vdekur pasi ka varur veten në një skenë gjatë shfaqjes në teatër.

ShowBiz

06/02/2016 11:07

Raphael Schumacher, aktori italian, është shpallur i vdekur pasi ai aksidentalisht ka varur veten gjatë një skene vetvrasëse në teatër.

27 vjeçari ka qenë duke perfomuar një skenë kur duhej të varej, ndërsa një student i mjekësisë që ishte i pranishëm në teatër e ka vërejtur se ai ishte duke u dridhur, transmeton lajmi.net.

Ai me një shikues tjetër në teatër, e kanë hequr nga litari dhe e kanë shtrirë poshtë, por ishte shumë vonë pasi atij i ka pushuar truri.

Tani familja po vendosë për të bërë donacion të organeve të tij./lajmi.net