Aktori shqiptar nominohet për çmimin ‘Aktori më i mirë’ në ‘Branson Film Festival’ në Amerikë

Dyert e suksesit ndërkombëtar për aktorët shqiptarë sa shkojnë e hapen akoma më shumë.

ShowBiz

21/11/2018 15:40

Roli i Burimit në filmin ‘Thundra’ i ka hapur dyert e suksesit ndërkombëtar edhe aktorit Fatmir Haliti, shkruan lajmi.net.

Ai me këtë rol është nominuar në kategorinë ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin “Branson Film Festival” në Amerikë, i cili do të mbahet me 4 prill të vitit 2019.

Fatmiri për publikun shqiptar njihet si Metushi nga seriali vendor ‘Pleqtë’, ndërsa në filmin ‘Thundra’ vjen me rolin kryesor nën regjinë e Shkelzen Sylejmanit, me producent Bujar Zeqiri.

‘’Të jem ndër aktorët e nominuar në një festival të tillë është previlegj, prandaj edhe do te jem prezent në ndarjen e çmimeve.Ndjehem shumë i lumtur që jam nominuar në një festival me kaq nam, falenderoj përzemërisht regjisorin për besimin, si dhe gjithë ekipit të filmit për një punë të mrekullushme” u shpreh aktori Haliti për lajmi.net.

Përveç serialeve dhe filmit aktori ka qenë i angazhuar edhe në disa shfaqje teatrale gjatë këtij viti.

Me shfaqjen “Sundimi i Gruas” në regji të Marigona Bekteshi Ferati me shumë sukses është prezentuar në Festivalin ndërkombëtar  “RITU 35” në Belgjik, shfaqjen “Shtëpia në Kufi” në regji të Ekrem Sopit, si dhe së fundi në shfaqjen “Si ta vrasim Presidentin” e cila është realizuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga regjisorja Marigona Bekteshi Ferati.

Ndër te tjera, ai shtoi se viti 2019 do të jetë për të shumë i ngarkuar./Lajmi.net/