Aktori serb: Në Shqipëri shkoj pa kurrfarë ngarkese (Video)

Aktori i njohur serb, Miki Manojlloviq do të jetë mysafir special i festivalit ndërkombëtar të filmit në Durrës, ku është përgatitur retrospektiva e filmave të tij. 

ShowBiz

14/09/2014 15:35

Manifestimi shumëditësh kushtuar filmit në Durrës ka filluar më 9 shtator dhe do të përfundojë sonte, kurse nëm mesin e filmave të Manojlloviqit që do të kenë rastin t’i shikojnë adhuruesit e filmit është edhe filmi “Besa”.  

“Kjo është hera e tretë që marr ftesën nga ky festival. Kësaj here e organizojnë retrospektivën e shkurtër të filmave të mi, që flet për një kujdes të madh. Nuk kam qenë në mundësi për të shkuar gjatë ditëve të kaluara, por tash kam kohë të lirë dhe shkoj në Durrës, që do të jetë vizita ime e parë në Shqipëri”, tha ai për gazetën serbe Bli.

I pyetur nëse ka farë ngarkese shkaku i kontekstit politik, Manojlloviq u përgjigj:

“Mendoj se kujdesi dhe nderi më bëhen për realizimet e mia në fushën e filmit. Prezantimi individual i artistit në manifestime zyrtare dëshmon për renomenë dhe kontributin e vendi nga i cili ai vjen, duke bashkuar komshinjtë e afërt, të cilët në të kaluarën kanë qenë shumë larg. Shkoj pa kurrfarë ngarkese.