Aktori që u detyrua të humbte 57 kilogramë për shkak të një filmi

Procesi i përshtatjes së një situate, apo thënë më mirë mishërimi me një periudhë të vështirë, solidarizimi dhe imitimi i një personi që ka kaluar atë është ndoshta pjesa më e vështirë, ashtu siç pohohet nga aktorët, e filmit.

Fun

01/01/2019 17:47

Më 2002, aktori Adrien Brody u përzgjodh nga regjisori Roman Polanski për luajtjen e rolit të një pianisti çifuto-polak në një periudhë të vështirë për këto dy nacionaliteti siç ishte nazizmi, përcjell lajmi.net.

Aktori menjëherë u “zhyt” në dokumentet e Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të kuptonte më mirë rolin dhe situatën kaotike.

Ndërkohë, për t’u përgatitur për pjesën e fundit të filmit, Brody-t iu detyrua të shpenzonte gjashtë javë në një dietë intensive, e cila ia humbi atij 57 kilogramë përpara se të fillonte filmi.

Më pas, ai u shpërngul në Evropë, shiti makinën e tij së bashku me telefon, për t’u mishëruar ende më shumë me një kontekst të kaluar historik.

Atij iu deshën më shumë se gjashtë muaj për t’iu rikthyer vetëvetës së tij.

Falë kësaj, ai arriti të fitonte çmimin e Akademisë për Aktorin më të mirë, duke e bërë atë fituesin më të ri në moshë ndonjëherë në këtë kategori. /Lajmi.net/