Aktori më fitimprurës i vitit

Dwayne Johnson është aktori që ka shitur më shumë bileta me filmat e tij për vitin 2013, sipas revistës ‘Forbes’. Ish-kampioni i WWE ka sjellë 1.3 miliardë dollarë fitime në box-office këtë vit falë disa filmave shumë të suksesshëm aksion si ‘Fast and Furious 6’ dhe ‘G.I. Joe Retaliation’. 41-vjeçari ka lënë pas në këtë…

ShowBiz

01/01/2014 20:00

Dwayne Johnson është aktori që ka shitur më shumë bileta me filmat e tij për vitin 2013, sipas revistës ‘Forbes’. Ish-kampioni i WWE ka sjellë 1.3 miliardë dollarë fitime në box-office këtë vit falë disa filmave shumë të suksesshëm aksion si ‘Fast and Furious 6’ dhe ‘G.I. Joe Retaliation’.

41-vjeçari ka lënë pas në këtë renditje Robert Downey Jr., i cili me filmin e tij ‘Iron Man 3’ ka grumbulluar 1.2 miliardë dollarë. Gjithsesi, personalisht Johnson ka fituar 29 milionë dollarë më pak se Downey Jr. për vitin 2013.

Ylli i sagës Iron Man në fakt ka “futur në xhep” 75 milionë dollarë. Në vend të tretë aktori i komedive Steve Carrell me filmin e tij të animuar ‘Despicable Me 2’. Renditjen e plotësojnë Vin Diesel, Sandra Bullock dhe i ndjeri Paul Walker.