Aktori i njohur turk uron Kurban Bajramin në gjuhën shqipe

Kurban Bajrami festohet sot në mbarë komunitetin mysliman.

ShowBiz

21/08/2018 13:02

Mesazhe uruese kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme, duke bërë thirrje të gjithë për paqe e dashuri në vend, shkruan lajmi.net.

Edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili njihet si dhëndëri shqiptar, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përveç në gjuhën turke, Tolga ka uruar edhe në shqip me fjalët “Gëzuar Bajramin”.

Kujtojmë që Tolgahan Sayisman është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi dhe që të dy jetojnë dhe veprojnë në Turqi. /Lajmi.net/