Aktori i njohur turk uron Kosovën

Gjatë ditës së djeshme është shënuar 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz

18/02/2018 09:21

Gjatë ditës së djeshme ishin shënuar një sërë aktivitetesh kulturore-artistike, ndërsa mbrëmja kulmoi me koncertin madhështor të këngëtares me famë botërore, Rita Ora, shkruan lajmi.net.

Festa nuk është ndalur me kaq, edhe gjatë ditës së sotme janë planifikuar disa aktivitete në kuadër të këtij 10 vjetori.

Urime të shumta kishin ‘vërshuar’ rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, e një urim të veçantë e bëri edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman i cili është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi.

“Urime pavarësinë Kosova”, ka shkruar Tolga në një postim në Instagram, ku ka publikuar flamurin shtetëror të Kosovës. /Lajmi.net/