Aktori i famshëm, pëson aksident me veturë gjatë gjirimeve

Dylan O'Brien, aktori i famshëm i filmit "Maze Runner" ka pësuar një aksident me veturë gjatë gjirimeve.

Bota

22/03/2016 00:35

Aktori i njohur 24 vjeçar ka pësuar një aksident gjatë gjirimeve me makinë dhe ka përfunduar me thyerje të shumëfishta të eshtrave, përcjell lajmi.net

“Dylan O’Brien është lënduar gjatë gjirimeve të ‘Maze Runner : The Death Cure’ në Vankuver të Kanadasë dhe ai u dërgua menjëherë në një spital lokal për trajtim” raportoi një përfaqësues nga shtëpia e filmave ’20th Century’

Gjirimet e filmit do të ndërprehen derisa O’Brien të shërohet nga lëndimet e pësuara në këtë aksident.

James Dashner, autor i serive ‘Maze Runner’ nepërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ të premtën, tregoi se dëmtimet e O’Brien nuk janë serioze dhe nuk ka rrezik për jetë./lajmi.net