Aktorët e Teatrit Kombëtar në grevë, paralajmërojnë masa

Që nga data 16 tetor, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë hyrë në grevë të përgjithshme.

ShowBiz

23/10/2017 15:42

Arsyeja e grevës është mos realizimin i premtimeve që Ministria e Kulturës u kishte dhënë aktorëve, për të cilën gjë këta të fundit paralajmërojnë bllokim të repertoarit të Teatrit Kombëtar deri në realizimin e kërkesave të tyre, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin që SHSTKK-ja i drejtoi Ministrisë së Kulturës kanë shprehur shqetësimin për mos ngritjen e pagave të aktorëve.

Në kuadër të grevës për ngritje pagash, aktorët kanë filluar edhe një fushatë me moton “veçpojukqyrim”.

Mesazhi “veçpojukqyrim” tashmë po qarkullon nëpër rrjete sociale bashkë me fotografitë e aktorëve. /Lajmi.net/