Aktorët e serialit “O sa mirë”: Arti ishte një koleg fantastik

Ka ndërruar jetë aktori i serialit "O sa mirë", Art Kurti.

ShowBiz

24/04/2018 13:54

Aktorët e serialit vendor O sa mirë”, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Art Kurtit, i cili ishte pjesë e këtij seriali, shkruan lajmi.net.

Në reagimin e tyre përmes faqes zyrtare në Facebook, ata kanë thënë se Kurti ishte një kolegë fantastik.

“Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, thuhet në faqen e serialit “O sa mirë”.

Kujtojmë që Kurti ishte njëherësh edhe zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Lajmi.net/