Aktorët e “O sa mirë” mblidhen bashkë për iftar

Ka pak ditë që ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit.

ShowBiz

21/05/2018 18:49

Shumë nga fytyrat e njohura publike përmes postimeve që kanë shpërndarë në Instagram kanë uruar fillimin e këtij muaji, shkruan lajmi net.

Madje, ditë më parë këngëtarja Leonora Jakupi kishte publikuar një fotografi në kohën e syfyrit teksa lexonte Kur-an.

Ndërkaq, së fundmi janë aktorët e serialit më të pëlqyer vendor “O sa mirë”, të cilët shihen së bashku gjersa presin iftarin.

“Iftari në O sa mirë”, shkruan postimi që ka qarkulluar në Instagram.Lajmi.net/