Aktivizohet edhe Neymar, Pogba afër PSG-së

Ylli brazilian duket se po interesohet për të bindur Pogban që të transferohet në Paris.

Sport

05/10/2018 18:10

Problemet e francezit me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, kanë alarmuar të gjitha skuadrat e mëdha evropiane.

Ishte edhe Barcelona më herët që është interesuar për francezin megjithatë nuk ka asgjë konkrete.

Së fundmi, skuadra e Parisit duket se është futur në garë dhe ka angazhuar edhe yllin e skuadrës.

Neymar ka shprehur dëshirë të madhe që të luaj krahë francezit dhe po tenton ta bind lojtarin për një kalim në “Parc des Princes”. /Lajmi.net/