Aktivitetet që do të mbahen për shënimin e 140 të Lidhjes së Prizrenit

Qeveria e Kosovës ka publikuar aktivitetit që do të mbahen të dielën më 10 qershor në shënim të 140 vjetori të Lidhjes Shqiptare në Prizren.

Lajme

08/06/2018 15:58

Këto aktivitet do të nisin në ora 9:00 të mëngjesit. Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes, ndërsa që do të përfundojnë në ora 20:00 me një koncert nga Asambli Kombëtarë Shota në Prizren

Seanca solemne e Kuvendnit që do të zhvillohet në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është njëri nga aktivitetet tjera.

Kjo është lista e plotë e aktiviteteve:

1. Ora 9:00 – Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.

 

2. Ora 09:30 – Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.

 

3. Ora 10:00 – Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).

 

4. Ora 11:00 -Akademia Solemne (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).

 

5. 11:30 – Konferencë për media (Hotel Theranda).

 

6. Ora 12:00- Organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes (Klubi i Mundjes Prizreni), Pallati i Sporteve.

 

7. Ora 13:00 -Konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes (Tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë), salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit.


8. Ora 15:00 -Hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë, Hamami i qytetit në Prizren (10-20 qershor).


9. Ora 20:00 – Mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota (Prizren, sheshi i qytetit)./Lajmi.net/