Aktivitet i pazakontë në restorant, karriget lëvizin dhe rrëzohen vet (Video)

Dave Foldes, pronar i një restoranti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është i bindur se lokali tij është pushuar nga fantazmat.

Fun

23/10/2017 08:50

Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, një karrige e lartë është rrëzuar për dysheme, gjatë orëve të natës kur hapësira ishte e boshatisur, transmeton Telegrafi.

Njëjtë ka ndodhur edhe me disa ulëse tjera, që lëvizën pa u prekur nga askush, në prani të klientëve që shikonin të habitur.

Megjithatë, shumë njerëz po shkojnë të vizitojnë këtë lokal, pasi duan të ndodhen afër kur ndodhë ndonjë aktivitet paranormal. /Lajmi.net/