Aktivisti i VV-së nga Tirana sulmon Molliqajn: Të mungon burrëria

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, aktivist nga Tirana, Elvis Hoxha përmes një shkrimi ka krahasuar intervistat e dhëna nga Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.

Lajme

15/12/2017 09:55

Ish-sekretari organizativ i VV’së ka folur dje për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, derisa ka lëshuar deklarata goditëse për komisarët e VV’së në Tiranë.

“I pari kaloi Rubikonin, i dyti nuk guxoi. Kur i pari u bë burrë, i dyti qe sëmurë.”, është ky statusi i filozofit të Albin Kurtit, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, aktivist nga Tirana.

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka folur mbrëmë për herë të parë për përçarjen e partisë së tij, e cila u ekspozua kur në media u zbulua fyerja që anëtarja e Kryesisë, Aida Dërguti, bëri në adresë të udhëheqësit shpirtëror të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”