Aktivisti i LDK-së: Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër, kështu deshi edhe Rugova

Njëri ndër aktivistët e LDK-së Imer Imeri, vëlla i Haki Imerit u ka bërë thirrje deputetëvte te LDK-së që të votojnë Ramush Haradinajn për Kryeministër të vendit.

Lajme

21/07/2017 20:27

“Mendimi është që Presidenti Rugova Lidhjen Demokratike e ka marrë me veti. Pse? Presidenti Rugova e ofroi Ramushin ngat veti e bëri Kryeministër në atë kohë e sot deputetë të kësaj partie, që doken plotësisht në rrugën e Presidentit Rugova, nuk ja dhënë votat Ramush Haradinajt që të bëhet Kryeministër. Kurse Presidenti Rugova atëherë e ofroi dhe për 100 ditëshin e tij me siguri kemi pa diçka. Ç’të keqe ka me u bo Ramush Haradinaj Kryeministër kur i ka dhënë 3 vëllezër për Kosovën. Unë i kisha thirr do deputetë të ndershëm të LDK’së të votojnë Ramush Haradinajn”, tha ai për RTK-në.