Aktivistët e VV-së zgjedhin pasardhësin e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje tanimë kanë filluar të japin emra të rinj që sipas tyre duhet ta zëvendësojnë Shpend Ahmetin në postin e të parit të Prishtinës, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga VV-ja.

Lajme

17/03/2018 20:38

Aktivisti Valmir Ajeti ka shkruar se Arben Vitia do jetë kandidat për Prishtinën në zgjedhjet e ardhshme.

Ai nuk ka dhënë më shumë sqarime nëse ky është mendim edhe i pjesës tjetër të VV-së, mirëpo Ajeti është njëri prej aktivistëve më të zëshëm të VV-së që nga koha kur VV filloi ndarjen.

Arben Vitia para pak ditësh me vota unanime të kryesisë së VV-së është zgjedhur kryetar i degës së VV-së në Prishtinë.