Aktivistët e VV-së ndërtojnë mur para Qeverisë së Kosovës (Foto/Video)

(i plotësuar) Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndërtuar një mur me tulla afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në të cilën kanë vizatuar hartën e Kosovës.

Lajme

27/08/2015 12:20

Ka përfunduar aksioni simbolik në të cilën është demonstruar se si me marrëveshjen për ASK-në, rrënohet sipas VV-së funksionalizimi i shtetit.

Aktivisti e VV-së, Valdrin Ahmeti tha se me marrëveshje “Zajednicën” do të jetë më e fortë se Qeveria, pasi që përveç komunave veriore ky asociacioni do të ketë kompetenca edhe për të gjitha komunat tjera me shumicë serbe.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje “po i lihet në dorë shkatërrimi i Kosovës, pasardhësit të Vojsllav Sheshelit, pra Vuçiqit, por kësaj radhe të ndihmuar nga Mustafa dhe Thaçi”. (lajmi.net)


 

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të ndërtojnë një mur me tulla afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në të cilën kanë vizatuar hartën e Kosovës, raporton lajmi.net.

Sipas aktivistëve në këtë aksion do të tregohet se si Asociacioni o Komunave Serbe që doli nga marrëveshje e para dy ditëve në Bruksel rrënon hartën e Kosovës. (lajmi.net)

image-a68ef2239a51cf06d3fd6d13b3cc3a65aabe8e9114c9209061253c31fec8fd7a-V image-3fc451b3efa9c690a1397432ae026a413a777366c55e04e0a63ec34a2800c404-V

image-19663bdb384b585acf5fb0c892eeb47a5a8b882b644c0fd9e23d4a495af78f84-V

YouTube player