Aktivistët e SKV-së lirohen nga paraburgimi, dërgohen në arrest shtëpiak – Lajmi.net
Aktivistët e SKV-së lirohen nga paraburgimi, dërgohen në arrest shtëpiak
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 9:43, 17 May 2018
Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi gjashtë anëtarët e lëvizjes studentore, Studim Kritikë Veprim, duke u caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Sipas njoftimit të gjykatës lirimi Ii tyre nga paraburgimi është vendosur sipas ankesës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, ua ka ndërprerë paraburgimin të pandehurve K.M., P.D., H.K.,K.G.,J.Sh. dhe E.Sh”, .

“Atyre, konform dispozitave ligjore, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas nga data 16.05.2018, deri me 10.07.2018”, thuhet në njoftim.

Si gjykatës, personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO