Aktakuzë për vjedhjen e 2 mijë eurove në objektin e komunës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dyshohet se ka vjedhur 2 mijë euro nga një zyrtare e komunës.

Lajme

10/12/2018 15:22

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., për veprën penale “Vjedhje “, nga neni 325, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç bën të ditur kjo prokurori përmes një njoftimi për media, sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., më datën 13 nëntor  të vitit 2018, rreth orës 10:30, në objektin e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi sigurohet se e zyrtarja/e dëmtuara L.P. nuk gjendet në zyre, i njëjti futet brenda dhe nga çanta e saj, nxjerrë kuletën dhe merr shumën prej 2 mijë eurove, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/