Aktakuzë për shoferin e autobusit që rrezikoi jetën e 23 personave

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.K., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Lajme

13/12/2018 14:51

Sipas aktakuzës, i pandehuri S. K., më  5 maj të këtij vitinë rrugën Istog-Novosellë, tek vendi i quajtur Dydesh, derisa ishte duke drejtuar autobusin e markës Iveco, me të cilin po transportonte pasagjerë, duke mos u kushtuar kujdes kushteve të rrugës dhe  mospërshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi autobus dhe  del nga korsia e rrugës, ku përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj  5 udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18  të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./klankosova.tv/.