Aktakuzë për personin që sulmoi gruan dhe rrahu vajzën

Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që sulmoi gruan dhe rrahu vajzën.

Lajme

15/01/2019 09:37

Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, E.K., për veprat penale “Sulmi” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan lajmi.net.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K, me datën 14 tetor të vitit 2018, rreth orës 21:30, pikërisht në shtëpinë e tij, me dashje ka përdorur forcë ndaj viktimës A.K.,(bashkëshortes se tij) derisa natën kritike e dëmtuara me dy vajzat e saj vije në shtëpi, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “Ku ishe tërë ditën”, e ku menjëherë fillon ta sulmoj të dëmtuarën, duke e kapur për flokë e pastaj duke e goditur edhe në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Sipas komunikatës, gjithashtu i pandehuri E.K., derisa ishte duke sulmuar bashkëshorten  e tij, në ato momente vajza e tij përpjektë  për ta mbrojtur nënën e saj, i pandehuri fillon ta godas me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet  sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/