Aktakuzë ndaj personit që sulmoi nënën dhe vëllaun në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer dy vepra penale, atë të lëndimit të lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafin 3.1 të KPRK-së, lidhur me nenin 2 nënparagrafin1.2 pika 1.2.4 të Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, si dhe, veprën penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

Lajme

13/08/2018 16:57

Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V, pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishe me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmoj nënën dhe vëllain e tij, ku ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe, ka demoluar shtëpinë e tyre.

Me këto veprime i dyshuari G.V, ka  kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 3.1 të KPRK-së, lidhur me nenin 2 nënparagrafin 1.2 pika 1.2.4 të Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, si dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.