Aktakuzë ndaj narko-dilerit Nehat Kuqi

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Nehat Kuqi.         

Lajme

30/12/2014 16:26

I pandehuri Nehat Kuqi sipas një njoftimi të prokurorisë, pa autorizim me qëllim të shitjes, ka blerë dhe ka ofruar për shitje substanca narkotike, të cilat janë shpallur të rrezikshme. 

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të pandehurit, policia ka gjetur dhe ka marr një peshore digjitale me mbishkrim “Gording-Germany” dhe pas ekzaminimit të saj është vërtetuar prezenca kanabis (marihuanë) dhe gjurmët e heroinës. 

Gjithashtu, i pandehuri Nehat Kuqi, ka mbajtur në pronësi dy pistoleta, pa leje valide për mbajtjen e autorizuar të armëve, të cilat gjatë bastisjes së shtëpisë së tij i ka gjetur dhe marrë polica. 

Prandaj i pandehuri ka kryer veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike”, “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. (lajmi.net)