Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë për trafikim me njerëz – Lajmi.net
Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë për trafikim me njerëz
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 12:25, 19 May 2017
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H. dhe M.Sh. për trafikim me njerëz

Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjer më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike.

“E pandehura D.H. e kishte punësuar  kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi  ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetës t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale”.

“Ndërsa i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 e gjer me dt. 01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur”.

Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit,

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion