Aktakuzë ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalajt për rastin ‘Z-Mobile’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre personave, Ejup Qerimit (E.Q),Agron Mustafës ( A.M )dhe Rexhë Gjonbalajt (R.GJ), në drejtim të veprës penale, “keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, për rastin e 'Z-Mobile'.

Lajme

17/08/2018 16:22

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Q gjatë periudhës kohore shkurt 2012 tetor 2014, duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri A.M nga gata 19.02.2015, kur ka marrë pozitën udhëheqëse e deri në momentin kur më datë 24.05.2017, kur ky i pandehur edhe pse nuk ka qenë kompetent kishte  lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final, i pandehuri A.M duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tija zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale një kompanie tjetër. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK-së.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, theksohet se i pandehuri i tretë R.Gj. duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër. Me këto veprime i pandehuri R.Gj ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK-së./Lajmi.net/